Teuta Shabani Towler
Tregime dhe Poezi
Nė qepallat e syve tė pėrgjumur,
Troket personazhi im,
Mos mė lė tė pres deri nesėr, mė thotė,
Dua tė dijė pėr fatin tim.
Sytė e pėrgjumur, nuk duan tia dinė,
Por mėndja fillon tė alarmohet,
Atėherė ngritėm dhe mendoj,
Argėtimin me fjalė ta filloj.
Fjalėt rrjedhin me nxitim,
Gishtat punojnė pa pėrtim,
Jap drejtimin personazhit,
Deri nesėr nė agim.
Jeta si nėnė mė
e mirė se sa si shkrimtare
Vitin e kaluar kur botova romanin e parė Vrasjet dhe Makijazhet, ndihesha
shumė e lumtur dhe krenare. Kisha kaluar gati njė vit nė botėn e
personazheve. Por posa zgjohesha nga ajo botė, kisha ndjenjėn e vetmisė.
Personazhet nuk mė kthenin pėrgjigje e as nuk mė buzėqeshnin. Isha unė ajo
qė i kontrolloja tė gjitha veprimet e tyre.
-Jam shumė krenare me ty,- mė tha ajo duke mė
shikuar me sytė e saj tė gjelbėr qė shkėlqenin plot dashuri.
-E di,- ia ktheva unė dhe e dija se kishte edhe
diēka tjetėr tė mė thotė. Ajo vazhdonte tė mė shikonte drejt nė sy pa i
lėvizur as qerpikėt. Unė nuk munda ti qėndroj atij vėshtrimi tė saj.
-Thuaje, ēka po tė mundon,- i thash unė.
-Ėshtė interesant se ti zakonisht i jap vetes
detyra dhe projekte qė tė bėjnė tė ndihesh e lumtur dhe krenare, - ajo u
ndal dhe piu kafen dhe e drejtoi shikimin nga oborri i cili kishte marrė
ngjyrėn gėshtenjė.
-Hė moj, thuaje se mė plase,- i thash unė me
padurim.
-Dua tė them se ke bėrė shumė gjėra tė mira dhe
humane gjatė jetės tėnde. Por tani po hynė nė tė tridhjetat dhe kisha dashur
tė dijė se a je duke menduar pėr tė krijuar familje?- mė pyeti disi me
hezitim.
-Aiiiii, ēfarė mė the, ka kohė pėr bebe,- i
thashė mė tepėr pėr ta ngacmuar atė.
-Jo loēkė nuk ke shumė kohė,- mė tha ajo dhe mė
vuri dorėn nė krahė.
-Kjo ėshtė bebja ime, kam punuar nė tė njė vit,
ka qenė mė vėshtirė dhe mė shtrenjtė se sa ta bėj njė fėmijė. - i thash unė
dhe kapa romanin tim nga tavolina dhe mbaja nė gjoks, sikur kur mbaja
abetaren kur mėsova tė gjitha shkronjat. Atė abetare e pata varrosur gjatė
luftės nė Kosovė dhe tani e kam sjellė nė Amerikė. Vajza ime, Sara, do ti
mėson shkronjat shqipe nga po ajo abetare.
-E ke gabim, asgjė nuk e zėvendėson ndjenjėn e
gėzimit dhe lumturisė me atė tė fėmijės. Libri nuk tė buzėqesh, nuk tė kapė
pėr dore, nuk qanė po nuk e ushqeve. Duhet tė lėsh dikė pas vete kur tė
vdesėsh. Mandej zotit nuk i intereson se sa libra e gazeta ke botuar.
-Unė i kam menduar tė gjitha kėto. John-i dhe
unė kemi biseduar qė nė tė ardhmen e afėrme do tė fillojmė tė mendojmė pėr
fėmijė.
Pėr njė qastė mu
dukė sikur pashė njė yll qė shndriti nė sytė e saj. Nuk tha asgjė por mė
pėrqafoi aq fort sa unė fillova tė kollitem.
-Shpresoj se do tė kemi Teuta tė vogla si ty,-
mė tha ajo derisa mė liroi.
Pas njė viti, me 21 shtator 2006, linda Sarėn.
Nė mes dhimbjeve dhe tė qarit e parė tė Sarės mu kujtuan fjalės e nėnės
time. Ajo kishte pas tė drejtė se fėmija ėshtė gjėja mė e lumtur nė botė.
Posa mora atė nė krahė, dhembjet e zjarrta u shėruan, lodhja u largua dhe
ēdo gjė mė dukej mė bukur. Sara mė kishte sjellė ndjenjėn mė tė mirė nė botė.
Ajo ėshtė engjėlli im.
Tani
kaloj kohėn duke luajtur me tė, ushqyer, pastruar, duke e shikuar dhe
mbajtur nė krahė dhe prapė nuk ngopem me atė. Ēdo gjė qė bėn ajo mua mė
eksiton dhe mė bėn tė lumtur. Nuk brengosem nėse kam ngrėnė drekė tė ftohtė,
apo kam kaluar natėn pa gjumė, nuk jam pėrgjigjur nė telefon, nuk kam
shkruar nė romanin pėr njė muaj rresht. Si duket ēdo gjė mund tė pret por jo
Sara ime. Nuk dua ta lė qė tė pres pėr asgjė, sepse ajo po rritet shpejt dhe
nuk dua tė mė shpėton asgjė pa e parė.
Lot tė fshehur
Mami im ėshtė njė nga ato nėnat e pėrkryera, qė edhe kur tė
qorton, tė bėn tė ndihesh mirė. Megjithėse me pak shkollė, ajo ėshtė femėr
moderne, e fortė, e pavarur dhe mė e rėndėsishmja, ėshtė shumė e dashur.
Ajo ishte pajtuar me realitetin se unė do tė jetoja pėrtej Oqeanit
Atlantik. Tani qė jam nėnė vetė, mund
ta marr me mend se sa vėshtirė ka qenė pėr mamin, por ajo ėshtė bėrė shumė e
fortė.
Mė
24 janar 2003, u pėrshėndeta me motrėn, Shkurtėn, nipėrit, Egzonin dhe
Vlorentin, dhe dhėndrin Ruzhdiun.
Vėllai im, Emini, mė
pėrqafoi aq fort sa qė mė bėri tė kollitem dhe lotėt shpėrthyen nga brenda
si njė breshėr i madh shiu. Mami
ndėrhyri dhe e largoi.
-
Lėre ēikėn le tė shkon, - i tha ajo derisa e kapi vėllain pėr krahu
dhe e largoi. - Mė duket se ky mė shumė qan nga xhelozia qė ti po shkon nė
Amerikė, u mahit mami dhe u afrua dhe mė pėrqafoi.
-
Rruga e mbarė dhe paē fat tė mbarė pėr njė jetė tė re, - mė tha ajo
derisa mė pėrqafonte dhe ledhatonte flokėt.
Unė qaja me dėnesė derisa e pėrqafoja fort dhe nuk mund ta lėshoja.
Nė sytė e saj tė gjelbėr nuk kishte lot.
Por rreth syve iu kishin formuar linja tė zeza.
Isha e sigurt se ajo i kishte zbrazur lotėt mė herėt.
Kurse tani, para meje mbahej e fortė.
Pasi mė puthi nė dy faqet, mė lėshoi dhe iu drejtua bashkėshortit
tim, John-it:
- Mė premto se do ta trajtosh si princeshė.
-
Oh, - tha John- i,
duke u munduar tė bėn shaka nė atė moment tė vėshtirė. -
Unė kam menduar se duhet ta trajtoj si Mbretėreshėn Teuta, por meqė
ti kėrkon ta trajtoj si princeshė, atėherė unė tė premtoj se ashtu do tė
bėj.
Mami e pėrqafoi edhe njė herė
dhe u largua. Babi i cili veē
ishte duke qarė, mu afrua duke u dridhur dhe nuk arriti tė thotė asnjė
fjalė, vetėm mė pėrqafoi fort dhe me vrap u largua shpejt dhe hyri brenda nė
shtėpi. Ai nuk kishte forcė tė
mė shikonte duke u larguar. Unė
mbeta para portės duke qarė dhe shikuar babin duke hyrė brenda nė shtėpi.
-
Ēfarė burri i thotė veti
ai se ėshtė? u tall mami.
Hajt tash shko e mos ke gajlen e tij, do ta qetėsoj unė atė, - bėri prapė
shaka ajo derisa bėnte me dorė qė tė nisesha.
John-i mė mori pėr krahu dhe u nisėm.
Nuk kisha guxim ta kthej kokėn dhe ta shihja mamin.
Kisha frikė se tani ajo ishte duke qarė dhe nuk e dija nėse mund tė
pėrballesha me lotėt e saj.
Kėrkova nga John-i qė tė shikonte nėse mami qante, dhe ai mė siguroi se ajo
nuk qante. Unė u qetėsova pak
dhe vazhdova rrugėn, duke iu falėnderuar mamit qė u bė e fortė dhe ma
lehtėsoi largimin.
Mami edhe tani arrin tė fshehė lotėt para ueb kamerės kur flasim nė
internet. E bėn tė njėjtėn gjė
edhe nė telefon, kur e di se nuk do tė mund ti mbajė lotėt.
-
Ja, merre babin tėnd se po mė rri te koka e nuk po mė lė rehat, - dhe
largohet. Unė flas me babin dhe pas 10-15 minutash, ajo e merr veten dhe
vjen prapė tek telefoni dhe flasim derisa nuk kemi mė asgjė pėr tė folur.
Mami mė mėsoi qė nė raste tė veēanta ta mbaj veten dhe tė
mos qaj. Mė kujtohet momenti mė
i vėshtirė, kur serbėt e morėn babin nga krahėt tanė.
E vendosėn pėrballė me ne, nė
Stacionin e Autobusėve nė Mitrovicė, bashkė me 2 000 burra tė tjerė.
Serbėt, tė cilėt reagonin si pėrbindėsha gjakpirės, tė cilėt nuk
ngopeshin me gjakun e shqiptarėve, kėnaqeshin duke shikuar gratė dhe vajzat
shqiptare kur qanin pėr mė tė dashurit e tyre.
Mami im shumė shpejt e kuptoi djallėzinė e tyre.
-
Nuk kam pėrse tė qaj sepse ai ėshtė i pafajshėm dhe zoti do ta ruajė,
- tha ajo me zė tė lartė qė policėt dhe militantėt serbė ta dėgjojnė.
Unė qė nuk isha e sigurt se kishte Zot, apo qė ka diēka tė tillė si
fat, disi iu besova fjalėve tė mamit dhe papritmas mu ndalėn lotėt.
Sikur nuk kishte mė burim pėr lot.
Por kur qielli filloi tė qante mbi babin dhe pika tė mėdha shiu e
lagnin atė, unė tentova tia dėrgoj babait njė ēadėr.
Njė ushtar mė thoshte shko jepja
ēadrėn, kurse tjetri mė kėrcėnohej se do tė mė pushkaton nėse bėj njė hap.
Unė tentova qė tė shkoj, por mami mė
kapi pėr krahu dhe mė ndaloi.
-
Nuk mund tė pėrballoj, - mė tha ajo derisa mė mbante fort pėr krahu
qė unė mos tė lėvizja. Nė atė
moment nė sytė e saj pashė frikėn dhe dashurin qė kishte pėr mua.
Njė moment i vėshtirė me ndjenja tė pėrziera dhe unė nuk munda ti
kontrolloj lotėt. Por ajo mė mori nė
gjoks, fshehu fytyrėn time nga serbėt, dhe mė ledhatonte flokėt.
Derisa kisha kokėn nė gjoksin e saj, dėgjoja zemrėn qė i rrihte me
nguti. Sado qė frikėsohesha, nė
gjoksin e saj gjeta siguri, komfort dhe dashuri.
Fshiva lotėt pėr palltos sė saj dhe ngrita kokėn lart si njė
trimėreshė.
Pėr njė kohė tė gjatė kam mundur tė menaxhoj lotėt, pa marrė parasysh
se sa masakra pashė, sa dhimbje kisha nė zemėr pėr babin dhe shumė viktima
tė tjera. Hera e parė qė kam qarė pas
ditės kur serbėt e morėn babin,
ishte kur ai u kthye nė shtėpi pas tre muajsh.
Muaj ata plot ankth dhe dhimbje,
sepse nuk kemi ditur nėse babi ishte i gjallė apo i vdekur.
Kur mami pa lot gėzimi, pohoi me kokė, sikur i aprovoi lotėt e mi.
Por tani jam bėrė prapė e ndjeshme.
Nuk mund tė garoj me mamin.
Po mundohem tė fsheh lotėt, por dėshtova kur erdhi puna ta lė vajzėn
time Sarėn nė ēerdhen e fėmijėve.
Pas pesė muajsh tė lindjes sė Sarės, duhej tė kthehesha nė
punė. Ishte hera e parė qė duhej
ta lė vetėm me njė grua tė panjohur, nė njė ēerdhe fėmijėsh.
Atė mėngjes tė ngrohtė marsi, duke e pėrgatitur Sarėn, lotėt e mi
binin nė fytyrėn e saj. Kurse
ajo lėpinte lotėt dhe mė shikonte me habi pa kuptuar se ēfarė po ndodhte.
Kisha frikė se nuk do tė mund tia
kthej shpinėn dhe ta lė vetėm.
Shkuam nė ēerdhe gjysmė ore mė herėt, sepse doja ti tregoj Zonjės Lindsey4
tė gjitha detajet rreth kujdesit pėr Sarėn.
Derisa flisja me atė, Sara filloi tė luajė me njė vajzė 7-muajsh.
Ajo dukej e lumtur qė
takoi fėmijė tė moshės sė saj.
Por unė prapė nuk arrita tė largohem pa qarė.
Gjatė rrugės gjysmė orėsh pėr nė punė, qaja me dėnesė.
Isha ndalur nė semafor dhe pasi ishte ndezur drita e gjelbėr, kisha
harruar tė nisem. Dėgjova
sirenat e automjeteve mbrapa meje dhe pashė shoferė tė nervozuar, tė vonuar
pėr punė. Fshiva lotėt dhe u
nisa prapė; tani mė shkoj mendja te mami. Ajo
kurrė nuk mė ka lėnė vetėm kur kam qenė e vogėl dhe papritmas, u ndjeva
fajtore se jam nėnė e keqe. Doja
ta thėrrisja mamin dhe ti kėrkoj falje qė isha aq larg nga ajo, por kisha
frikė se do tė kuptojė se unė qaja.
Sikur ta dinte ajo se unė qaj para Sarės, do tė zhgėnjehej nė mua.
Por unė do tė fsheh lotėt.
Ēka ka nė dollap?
Linda shkoi nė shtėpinė e tė dashurit tė saj, duke planifikuar tė kalon natėn me tė pėr herė tė parė. Shtėpia nuk ishte e rehatshme dhe vinte era myk, por i dashuri i saj, Enisi, kishte vėnė mjaft kolonjė dhe ndihmonte nė zbutjen e erės sė mykut.
Ata hėngrėn njė darkė tė mirė. Linda i ndihmonte Enisit qė tė pastronte enėt; ajo hodhi mbeturinat nė shportė.
- Enis, mbrapa shportės ka kakė tė miut,- tha Linda. - Ėhė, ėshtė njė mi nė shtėpi dhe nganjėherė, ai i pastron thėrrmijat e bukės dhe djathit nėn tavolinėn e ngrėnies. Ai ėshtė i menēur, e din se nuk duhet bėrė kakin nė qilim. Ai e bėn nevojėn kėtu dhe nė banjė, tha ai duke qeshur. - A ėshtė ai ende kėtu? ajo u ulė nė karrige dhe i ngriti gjunjėt deri nė gjoks. - Nuk e di, por unė mund ta ftoj atė pėr ėmbėlsirė, nėse ju dėshironi, - e ngacmoi ai. - Jo, jo, unė i urrej minjtė dhe frikėsohem shumė nga ta. - Mos u brengos zemėr, sot nuk e kam parė, veē kėsaj, ne do ta kishim dėgjuar duke brejtur deri mė tani. - Shpresoj se ėshtė ashtu .Ajo shkoi nė banjė dhe posa u ulė, miu doli nga vrima e nevojtores, duke u munduar tė ikė mes kėmbėve tė saj.
- Aaaaaaaaaa, o Zot, Enisssssssss, ndihhmmmmmė! Largoje kėtė gjė nga kėtu. Ajo kėrceu mbi lavaman nė mėnyrė qė miu mos tia prek kėmbėt. Ajo mendoi se do ti bie tė fikėt. Enisi hyri me tė shpejt dhe e mbajti atė afėr, mandej i ndihmoi qė tė zbret nga lavamani.Mė vonė atė natė, ata shikuan njė film. Por Linda vazhdonte tė shikonte nėpėr qoshe tė shtėpisė se mos po e shihte miun. Nuk kishte shenjė se ai ėshtė aty dhe ajo u qetėsua para se tė shkojnė nė gjumė. Ajo nuk fjeti tėrė natėn, dhe rreth orės 3:00 tė mėngjesit, Linda e dėgjoi brejtjen e miut nė dollap. Ajo ishte e frikėsuar por donte qė tė merr ēantėn nga po ai dollap dhe tė shkonte nė shtėpi. Ajo priti gjysmė ore derisa miu pėrfundoi punėn e tij. Atėherė, Linda vendosi tė bėhej trimėreshė dhe mori ēantėn, e shkundi dhe pasi u sigurua se miu nuk ishte aty, filloi tė nxjerr rrobat. Ajo nxori kėmishėn dhe e veshi, por diēka lėvizte nė gjoksin e saj. Ajo filloi tė bėrtas dhe e kaloi paniku sa qė nuk mund tė bėnte asgjė.
Enisi u zgjua dhe ia zhveshi kėmishėn dhe miu doli nga aty i frikėsuar dhe mundohej tė gjente ndonjė vend pėr tu fshehur. Linda vrapoi nė dhomėn e ndejės, mori njė batanije nga kanapetė dhe e mbėshtjell me tė. Duke dalė jashtė, ajo i mori ēelėsat e veturės sė saj dhe kėpucėt. Por nė kėpucė ishte edhe njė mi tjetėr. Kėsaj radhe, miu ishte kishte mė shumė panik se sa Linda. Ai vazhdonte tė vraponte poshtė-lartė, duke ia bllokuar daljen Lindės. Ajo e mori njė fshesė qė ishte mbrapa derės dhe e qėlloi me tė shpejt disa herė dhe mė nė fund e vrau.
- Mos e lėndo, ai nuk tė bėn asgjė,- bėrtiti Enisi. - Do tė kesh shokė tė tjerė nė kėtė shtėpi, por jo mua. Nuk dua tė vij kurrė mė nė kėtė shtėpi, e as qė tė shoh ty se je mė i ēuditshėm se sa minjtė e tu, - i tha ajo dhe doli duke pėrplasur derėn pas saj.
Mrika dhe Fitimi
Fitimi ishte nė zyrėn e tij kur telefoni i cingėroi.
- Fitim, jam nė Prishtinė, jo larg nga zyra jote. Po tė ftoj pėr kafe, - tha Mrika . Ajo ishte 25 vjeēare, e gjatė me flokė tė kuqe, tė gjata vale-valė dhe sy
tė gjelbėr.
- Me gjithė qejf loēkė. Nė cilin vend je? pyeti Fitimi. Ai ishte kontraktor pėr servisimin e fotokopjeve pėr biznese tė mėdha. Ishte 24 vjeēar, i gjatė,
zeshkan dhe i bukur.
Mrika dhe Fitimi ishin takuar para katėr muajsh, nė zyrėn e saj tė OSBE-sė, nė Mitrovicė.
- Jam afėr Boro Ramizit. Takohemi tek kafeneja pėrballe zyrės tėnde. Do tė arrij aty pėr 5 min.
- Shihemi brenda 5 minutash, - ia ktheu ai.
Mrika u ulė jashtė pasi nuk e duronte tymin e duhanit dhe porositi njė kafe me ujė mineral. Ajo kalonte kohėn duke lexuar raporte. Priti 20 min, piu kafen dhe
doli nga restoranti. Derisa ishte duke shkuar nė shtėpi, cingėroi telefoni; ishte numri i Fitimit.
- Jeni vonuar shumė, kafja u ftohė por e pira, - i tha ajo posa hapi telefonin.
- Mė fal, - i tha ai.
- Nuk ka problem zemėr, tani do ta pish kafen vetėm, ashtu siē bėra unė.
- Ku je tani? pyeti ai me zė fajtori.
- Jam duke shkuar nė shtėpi, - tha ajo.
- Tė lutem ktheu. Me tė vėrtetė doja qė tė takoja, por erdhi shefi i financave tė UNMIK-ut dhe mbeta. Kam bėrė njė kontratė tė mirė dhe doja qė ta festojmė sė
bashku.
- Ėshtė dashur tė mė lajmėrosh pėr vonesėn. Nėse nuk ke pasur kohė tė mė telefonosh pėr shkak tė mysafirit tuaj tė rėndėsishėm, - tha ajo me cinizėm. Ke
mundur t'i thuash asistentes tėnde tė mė lajmėron.
- Do tė paguaj darkė nėse kthehesh, - tha ai.
- Nuk kam nevojė tė me paguash darkė. Kohėn qė mė humbe nuk mund ta zėvendėsosh me asgjė. - Mrika mbylli telefonin pasi qė ishte nervoz dhe duke ngarė makinėn .
Fitimi i telefonoi disa herė por ajo e fiku celularin. Kur arriti nė Mitrovicė, bleu njė sandviē pule dhe shkoi nė shtėpi. Ajo lexonte njė roman kur prindėrit e saj erdhėn nė shtėpi rreth orės 19:00. Ata
bisedonin pėr gjėra tė ndryshme, kur u dėgjua zilja e portės. Mrika hapi derė dhe para saj ishte Fitimi.
- Te lutem me fal, - tha ai, gati sa nuk qante. - Tė premtoj se kurrė nuk do tė ndodhė mė.
- Do tė fal kėsaj radhe, - i tha Mrika dhe zemra i rrihte fuqishėm.
Ata u pėrqafuan dhe e puthėn epshėm.
- Mund tė dalėsh tani pėr njė kafe? pyeti ai.
- Jo, koha ime tani ėshtė e rezervuar pėr prindėrit e mi, - tha Mrika dhe u largua njė hap mbrapa.
- Atėherė do tė vij nesėr dhe dalim pėr drekė.
- Nė rregull. Natėn e mirė.
- Natėn e mirė Mrika, tė dua, - ai e puthi prapė dhe mezi u largua nga ajo.
Zhurma Studentėsh
Pjesė Teatrale
Zilja cingėroi nė Shkollėn e Lartė tė Informatikės nė Mitrovicė. Tė gjithė studentėt nxitonin qė tė hynin nė klasė, por korridori ishte i ngushtė dhe nuk i zinte tė gjithė pėrnjėherė.
Profesori i matematikės Barlet Ibishi me nervozė: "Hej, ēfarė jeni duke bėrė kėshtu? Duhet tė iu vjen marre, tani nuk jeni nė shkollė fillore tė shtyheni."
Studentja 1: "Po profesor, por nuk ka mjaft karrige dhe mandej po mbesim nė kėmbė. Kėta meshkujt duhet tė na dhėnė pėrparėsi neve por nė fakt kėta po e shfrytėzojnė rastin qė ne nuk po mundemi tė shtyhemi dhe po i zėnė tė gjitha karriget."
Profesori: "Meshkujt dua tė dalin mbrapa, lirojeni rrugėn."
Studentėt largohen nė anėn e majtė tė murit dhe vajzat kalojnė pranė tyre dhe hynė nė klasė. Disa studentė rrinė nė kėmbė edhe pse nė rendin e parė ka vend qė tė ulen. Ata bisedonin nė mes vete, bėjnė zhurmė duke injoruar profesorin i cili tani ishte nė klasė.
Profesori: "Pse nuk vini tė uleni kėtu ju tre?"
Studentėt shikojnė njėri tjetrin dhe ia plasėn sė qeshuri.
Profesori me nervozė: "Nėse nuk doni tė uleni kėtu atėherė dilni nga klasa. Tre studentė dalin jashtė duke qeshur."
Profesori: "Hajdeni dikush prej juve uluni kėtu, se jeni ngushtė aty tė gjithė nė njė bankė."
Studenti 2: "Dilni ju ēka jeni me syze".
Profesori: "Ēka ka lidhje a me syze a pa syze?"
Studneti 2: "Ka lidhje profesor, studentėt e menēėm janė me syze dhe duhet tė ulen pėrpara."
Dy studente ulen pėrpara por nė rreshtin e dytė. Ato ia bėjnė me gisht studentit 2.
Profesori: "A u rehatuat tė gjithė"?
Studentėt njėzėri: "Poooooo"
Profesori: "Mirė tani do tė iu tregoj rezultat e provimit tė secilit studentė. Fėllanza Ademi."
Fėllanza del nga fundi dhe niset drejt profesorit me pėrtaci dhe ulet nė bankėn pėrballė me profesorin.
Profesori: "Ju nuk keni zgjedhur tė gjitha detyrat por megjithatė mendoj se e meritoni notėn 6she. Doni tė mėsoni mė tepėr pėr provimin e ardhshėm apo jeni e kėnaqur me 6she."
Fėllanza: "Jo valla profesor po e marrė 6-she se nuk kam me pasė kohė me mėsu se na vijnė bijat me fėmijė."
Profesori: "Por ato sigurisht se nuk do tė rrinė tre muaj dhe deri nė afatin e ardhshėm do tė kesh mundėsi tė mėsosh mė tepėr."
Fėllanza: "Jo profesor, ato vijė prej sė jashti e rrinė gati krejt verėn. Le qė po vijnė ato por mysafirėt na mbyten. Po duhet me ba hyzmet."
Profesori: "Po nejse atėherė do tė jap notėn 6-she."
Fėllanza: "Po valla profesor ma mirė 6she, e me e hjek qafesh qitash qė mos me mendu pėr tė krejt verėn."
Profesori ia vendosi notėn dhe ia jap indeksin Fėllanzės. Ajo merr indeksin del nga klasa duke u shtrembėruar nga gėzimi.
Profesori: "Bujar Krasniqi."
Bujari niset drejt tavolinės sė profesorit.
Profesori: "Bujar, ju nuk e keni zgjedhur asnjė detyrė mirė."
Bujari: "Qysh more profesor, ajo Fėllanza ka kopju prej meje e ajo kaloi e unė jo".
Profesori: "Ndoshta ju keni kopju prej saj, a doni tė provoni tė zgjedhni kėtu para meje ndonjė detyrė dhe nėse e dinė unė do tiu kalojė?"
Studentėt: "Bbbbbbbbbbbbbbbbbbbbbbbbbbuuuuuuuuuuuuuuuuu."
Profesori: "Si duket kolegėt e tu nuk janė tė pajtimit qė tė jap shancėn e dytė, pėrgatitu mė mirė nė afatin tjetėr."
Bujari del nga klasa me pėrtaci.
Profesori: Albina Ademi
Albina ngritėt nga banka dhe niset drejt profesorit. Ajo kishte veshur rroba shumė tė ngushta dhe seksi dhe tė gjithė meshkujt bėnė: "Uuuuuuuuuuu...
Profesori: "Qetėsi! Ēka je vesh kėshtu?"
Albina: "Ty mos tė intereson se si vishem. Tregoma rezultatin."
Disa studentė pėshpėrisnin: "Ka me e kalu ajo se shife qysh u vesh".
Profesori: "Albina ti i ke pasė dy detyra mirė por i keni bėrė tė njėjtat gabime me njė student tjetėr dhe unė atė e njoh pėr student tė mirė dhe mendoj se ju keni kopju prej tij. Kėshtu qė mund tė vini nė afatin tjetėr."
Albina: "Nuk ėshtė e vėrtet qė kam kopjuar unė prej tij. Ti nuk po donė me mė kalu se po tutesh qė tė ngjiten fjalė pėr shkak tė veshjes time, ha ha ha."
Profesori:"Veshja jote nuk ka tė bėjė asgjė me rezultatet e provimit."
Albina: "Ani a tė zhvishem cullak pra."
Studentėt:"Uuuuuuuuuuuuuuuuuuuu."
Profesori:"Mjaftė, ju me tė vėrtet qenkeni e lazdruar."
Albina:"Ma mirė e lazdruar se sa pėshtyman si ti."
Profesori:"Kush ėshtė pėshtyman?
Albina: "Allahile, a hala nuk po ta rrokė a? A po e sheh se asnjė student nuk ulet pėrpara nė orėn tėnde, se po i stėrpikė nė fytyrė me pėshtymė, bile kėto ēikat qė kanė syze i kanė fshisat e xhamave me veti.
Profesori vetėm shikon me habi: "Aaaaaaaaaaaaaaa...
Albina: "Aaaaauuuuu, a e kreve, se nuk po rrika para teje, ti le qė pėshtymavesh por po ti vika era gojės katastrofė. Mjerė ajo gru qė ka me tė puthė."
Studentėt: "Uuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu."
Profesori: "Largohu prej syve, mos tė shohė."
(252) 202-0981
E drejta e kopjimit ©2005 Teuta Shabani Towler
Tė gjitha tė drejtat e rezervuara