Teuta Shabani Towler
Rreth Meje
Unė jam Teuta Shabani-Towler, e lindur nė Mitrovicė nė janar 1976. Nė Mitrovicė kreva shkollėn e mesme tė mjekėsisė dhe kam vazhduar studimet nė Universitetin Prishtinės, Shkollėn e Lartė tė Informatikės nė lėmin e Informatikės dhe Telekomunikacionit, dega nė Mitrovicė.
Kam ka filluar tė merrem me shkrime qė nga fėmijėria dhe poezitė e mia tė para filluan tė botohen nė revistėn e fėmijėve, Pionieri. Gjatė shkollės sė mesme dhe studimeve fillova tė shkruaj edhe tregime humoristike. Kurse pas luftės nė Kosovė, koordinova punėn dhe botova revistėn pėr tė drejta tė grave, Jeta e Gruas. Pas shpėrnguljes nė SHBA, pėrsėri fillova tė shkruaj. Kėsaj radhe mė me seriozitet iu pėrkushtva njė zhanri tė ri dhe si rezultat botova romanin e parė kriminalistik tė gjuhės shqipe, Vrasjet dhe Makijazhet me Njėsinė Speciale tė Krimeve.
Shkrimet e mia botohen nė gazetėn Shqiptaro-Amerikane, Illyria qė botohet nė SHBA, si dhe nė disa revista pėr prindėrit e ri, kėsaj radhe nė gjuhen angleze, Baby Talk dhe American Baby.
Pasioni im vazhdon tė jet kriminalistika dhe ngjarjet gjithmonė i zhvilloj nė Kosovė dhe treva tė tjera shqiptare.
Tani jetoj nė Karolinėn Veriore bashkė me bashkėshortin tim John Towler Jr. dhe vajzėn, Sarėn. Unė jam shumė mirėnjohėse bashkėshortit tim, John-it i cili me dashurin dhe pėrkrahjen vazhdon tė mė motivon dhe ndihmon qė tė vazhdoj punėn. Kurse meritėn e realizimit tė ėndrrave tė mia e mundėsuan prindėrit e mi, Shukrije dhe Aziz Shabanit.
Jam e zėnė me shkrimin e disa romaneve nė tė cilat jam duke punuar nė tė njėjtėn kohė.
(252) 202-0981
E drejta e kopjimit ©2005 Teuta Shabani Towler
Tė gjitha tė drejtat e rezervuara