Teuta Shabani Towler
Kritikė Letrare
Kodi I Da Vinēit nga Dan Brown
Teuta Shabani Towler
Roman shumė interesant dhe tėrheqės. Mė ka ngjallur imagjinatėn dhe tani kudo qė shoh piktura tė Da Vinēit i shikoj me njė kuriozitet tė veēantė.
Gjeja qė mė ka pėlqyer mė sė shumti ishte ndėrtimi i kodit nė mėnyrė aq sekrete nga Shefi i muzeut Lavore nė Francė, i cili ėshtė bazuar nė kode tė lashta tė Da Vinēit.
Ngjarja fillon me gjetjen e trupit tė tij tė vrarė nė muze dhe tė pozicionuar me shenja tė pikturės pranė Mona Lizės. Ai ka qenė kryetarė i grupit sekret Priori Sion qė ka ekzistuar qė nga koha e Krishtit dhe kanė arritur tė fshehin faktet me mbi 1000 vjet. Fakte ato qė do tė ishin nė kundėrshtim me mėnyrėn se si ėshtė shkruar bibla dhe si praktikohet feja katolike nga Vatikani. Ai edhe nė momentin e vdekjes e ka mbrojtur thesarin pėr gjetjen e Holy Grail, sa qė vetėm mbesės sė tij i ka besuar tia lė pas vdekjes sė tij skretin. Mbesa e tij Sofi Neveu (Police Franēeze e Kriptologjisė) dhe Robert Langdon (ekspert nga universiteti i Harvardit) i bien nė fije dy kodeve tė para nė vendin e ngjarjes.
Sofi dhe Roberti ballafaqohen me policinė franceze pasi qė Robetri ėshtė i dyshuar i parė pėr vrasjen e shefit tė muzeut.
Nuk kam mundur ta lėshoj kėtė libėr nga duar pėr dy ditė rresht derisa e kam pėrfunduar, sepse aksionet e Sofit dhe Robertit pėr tė gjetur kodet vazhdonin rregullisht kurse nė anėn tjetėr hetimet e policisė pėr ndjekjen dhe kapjen e tyre si dhe tė personave tjerė tė implikuar nė vrasje tė katėr anėtarėve tė Priori Sion.
Fundi ka qenė i kėnaqshėm pėr mua pasi qė Roberti ka zbuluar Holly Grail dhe e ka mbrojtur atė qė tė mos bie nė duart e njerėzve tė kėqij tė cilėt pėr fuēi dhe para kanė vrarė njerėz nė emėr tė zotit dhe fesė.
Gjithashtu fund i suksesshėm edhe pėr Sofin sepse e gjen gjyshen dhe vėllanė e saj pėr tė cilėt gjatė gjithė jetės ka menduar se janė tė vdekur. Si dhe nė fund fillon lidhja romantike nė mes tė Sofit dhe Robertit.
Libri ia vlen tė lexohet sepse pėrveē qė ėshtė edukues ėshtė edhe argėtues. Andaj mos hezitoni ta lexoni.
Total Horror nga Xhemajl Sadriu
Teuta Shabani Towler
Romani Total Horror i autorit Xhemaj Sadriut ėshtė njėmend horror. Ky ka qenė romani i parė mė i tmerrshėm qė kam lexuar ndonjėherė. Romani ėshtė i pasur me pėrshkrimet e detaje tė vendeve, dukjeve tė djajve dhe veprimet e tyre. Ėshtė pėr tu ēmuar ndėrtimi dhe zhvillimi i personazheve, sidomos i atij tė Adrian Durashametit Formė Hallka dhe tė Shartek Djallit - Formė Thika. Kreativiteti dhe imagjinata e autorit nė kėtė roman ėshtė e kombinuar nė mėnyrėn mė profesionale artistike qė mund tė ketė shkruar ndonjė autor i ri Shqiptar por edhe i huaj.
Ngjarja fillon me Adrianin i cili fillon tė sheh djaj derisa shkonte me gjyshen e tij nė njė restorant tek Liqeni i Sovablenit. Adriani kishte pėrjetuar njė tmerr kohė mė parė nė po atė rrethinė kur e dashura e tij Arta ėshtė vrarė dhe ngrėnė nga djajtė. Adriani mundohet tė mbrohet nga djajtė por nė fillim nuk dinte dobėsitė e tyre. Mė vonė zbulon dobėsitė e tyre dhe fillon tė pajiset me atė lloj arme. Adriani fillon tė lufton kundėr djajve pėr tė shpėtuar vetveten, njerėzit e tij tė dashur e sidomos nėnėn, motrėn Friden dhe dajėn e tij Patrikun. Adriani pėrveē qė ballafaqohet me djaj, ai ballafaqohet edhe me njerėzit pėrreth sepse mendojnė se ėshtė i ēmendur. Pėr fat tė keq, edhe njerėz tė tjerė arrijnė tė jen pikė sulmi pėr djajtė tė cilėt gradualisht fillojnė tė besojnė teorisė sė Adrianit.
Romani ėshtė shumė tėrheqės pėr ta lexuar sepse vazhdimisht ka aksione e luftime nė mes tė djajve dhe Adrianit, e mė vonė edhe tė disa luftėtarė kundėr djajve nga Afrika siē ishte Banguri dhe mė nė fund Buba.
Fundi pėr mua ka qenė zhgėnjyes. Romani pėrfundon pa i sqaruar disa ēėshtje, por unė shpresoj qė autori i ka lėnė kėto zbrazėti me qėllim pėr tė shkruar romanin e dytė si vazhdimėsi i tė parit. Shpresoj se veē ėshtė duke e shkruar dhe tė botohet sė shpejti, kėtė duhet ta merr si obligim ndaj lexuesve tė tij pėr tė sqaruar gjėrat nga romani i parė.
Iu rekomandoj tė gjithė atyre lexuesve qė iu pėlqejnė gjėrat e imagjinuara dhe larg realitetit qė ta lexojnė sepse ia vlen koha qė do ta kaloni me kėtė roman.
Pėr ata qė jetojnė jashtė atdheut kėtė libėr mund ta porositni pėrmes internetit nė web faqen www.libri24.com/
Mė Pas Heshtja nga Elvira Dones
Teuta Shabani Towler
Mė pas heshtja, roman i shkruar me shumė kreativitet por tregimi fare interesant pėr mua. Nuk mė ka pėlqyer ndėrtimi i personazhit kryesor dhe si ėshtė pėrshkruar jeta e saj. Gjatė gjithė kohės sa lexoja shpresoja se diēka interesant do tė ndodhė por nė fund ndodhė edhe njė zhgėnjim mė i madh, vdekja e personazhit kryesor. E vetmja gjė ka qenė e mirė qė ajo ka lėnė pas njė manuskript qė botohet nė roman pas vdekjes sė saj. Mė pas Heshtja, njėmend mė ka lėnė nė heshtje sepse nuk kam pasur pėr ēka tė mendoj e as tė analizoj pasi kam pėrfunduar sė lexuari. Jam ndier e nervozuar pėr kohėn qė kam humbur me atė roman.
Tinguj Malli tė Merita Bajraktari McCormak
Teuta Shabani Towler
Libri Tinguj Malli ėshtė libri mė i mirė poetik qė kam lexuar pėr njė kohė tė gjatė. Kėtė e dėshmon edhe fakti se ky libėr fitoi cmimin Pena e Art, konkrus i Shoqatės sė Shkrimtarėve
Shqiptaro-Amerikan, nė gusht tė 2006.
Poezit e Merites jane plot emocione dhe jane disa poezi qe ende me sillen neper koke ne momente te ndryshme. Nganjherė mė duket sikur Merita B.McCormak ka shkruar ndjenjat e mia. Ndoshta kjo ėshtė pėr
faktin se ne tė dyjat jetojmė larg vendlindjes dhe malli i shprehur nė poezit e saj ėshtė i njejt me atė timin.
Libri Poetik i Fahredin Shehut
Teuta Shabani Towler
Pena e Fahredin Sheut ėshtė e artė. Ajo na solli emocionet dhe mendimet e autorit pėrmes metaforave tė pėrdorura me mjaft shkathtėsi.
Poezia qė mė ka pėlqyer mė sė shumti ishte Argėtim me Lodra te Vjetra. Ajo poezi mė ka mbetur nė kokė dhe shpesh e zė veten duke e recituar nė heshtje. Sa herė ulem pranė kompjuterit tė shkruaj nė romanin tim, ajo poezi mė sillet vėrdallė nė mendje dhe pa pritur, lind motivimi qė tė luaj me fjalėn dhe argėtohem duke shkuar deri nė orėt e vona.
Pėr romanin e zhanrit policor Vrasjet dhe makijazhettė Teuta Shabani Towler
Sali Bytyēi
Shfaqja e romani tė zhanrit policor, nė kėtė kohė, e gjen fushėn e hapur nė Kosovėn e pasluftės, nė njė shoqėri postkonfliktuoze, bartėse tė traumave tė llojllojshme, dhe ku bėn ligjin njė staf ndėrkombėtar burokratik. Hyrja e Kosovės nė njė fazė tė re krijon kushtet materiale qė tė gjejė shprehje edhe ky zhanėr i palėvruar mė parė. Jo njėherė hetuesit, por edhe lexuesi, nė kėto vrasje kėrkojnė motive tė llojllojshme, tė cilat e largojnė nga autori i vėrtetė i krimit deri te burgosja e tė pafajshmėve (rasti i Besnikut nė Pejė), pastaj hutimi pas rojeve tė urės, tė cilat ēojnė hetimet nė rrugė pa krye. Lexuesi nė tė shumtėn e kohės ėshtė i tendosur, sepse dyshimet e tij shkojnė nė kahe tė ndryshme tė motivit tė kėtyre vrasjeve: xhelozia, hakmarrja, motivi etnik etj. Autorja zgjedh atė qė nuk e pret askush: vrasjet e motivuara nga sėmundja psikike. Me botimin e romanit Vrasjet dhe makijazhi lexuesi shqiptar ka nė dorė romanin e parė tė zhanrit policor, i cili mund tė them lirisht se ėshtė njė vepėr e suksesshme e llojit tė vet. Kėtu autorja Teuta Shabani Towler i ka hyrė njė pune tė parrahur mė parė nė letėrsinė shqipe, prandaj ajo edhe ėshtė gjendur para shumė sfidave. Tema e vrasjeve tė pasqaruara nė Kosovė ėshtė sa delikate, aq edhe e vėshtirė pėr tu trajtuar. Gjithashtu, nė trajtimin e kėsaj teme rreziqet qė i dalin para autorit janė tė shumta.Shtrirja e ngjarjeve qė thuren kėtu, ngėrthejnė nė vete tėrė Kosovėn. Ato ndodhin nė Pejė, nė Prizren, nė Mitrovicė, Skenderaj dhe, nė fund, edhe nė Prishtinė.Subjekti nga jashtė tė lė pėrshtypjen se ka tė bėjė me ngjarje tė shkėputura, tė palidhura nė mes vete, ndėrsa nga brenda ka njė linjė qė shkon pėrkrah atij qė i kryen vrasjet dhe qė pėrputhet me filozofinė e qenies patologjike, e cila kėnaqet duke i dhunuar dhe duke i vrarė femrat. Pikėrisht pėrsėritja dhe ngjashmėria e rasteve tė shkėputura nga njėra-tjetri ndikojnė nė krijimin e strukturės sė romanit. Ndėrkaq hetimin e ngjarjeve e vonon moseksperienca e policisė vendore si dhe ndėrlikueshmėria e asaj ndėrkombėtare. Autorja jo njėherė nė roman merr qėndrim kritikues ndaj neglizhencės sė policisė ndėrkombėtare, sidomos ndaj asaj pjese qė vjen nga Lindja dhe nga vendet e prapambetura, si India, Bangladeshi, Egjipti etj., por njėherėsh edhe vė nė pah angazhimin e policisė ndėrkombėtare, qė vjen nga Amerika apo nga vendet tjera perėndimore. Nė shenjė tė kritikave tė saj ėshtė administrata e ndėrlikuar e UNMIK-t, e cila nė vend qė ti gjurmojė dhe ti zbulojė krimet, vepron nė drejtim tė kundėrt, duke i mbyllur ato pa i filluar ende. Njė vend tė kritikave tė saj nė roman ia lė edhe KFOR-t francez, qė vepron nė Mitrovicė dhe rreth saj. Vrasjet ndodhin nė skenė, ndėrsa vrasėsi gjithnjė ėshtė nė prapaskenė, nė thellėsi tė ngjarjeve. Krimi ėshtė i drejtuar ndaj femrave tė cilat punojnė nė organizatat pėr tė drejtat e femrave. Nė roman del edhe dyfytyrėsia e njė pjese tė gazetarisė, e cila pėr tė mbijetuar nė kėto kushte tė egra, arrin aq larg sa tė bashkėpunojė me krimin. Personifikim i kėtyre gazetarėve ėshtė motra e Arditės, Azra, e cila pėr tu ngritur nė karrierė dhe pėr tė fituar para bashkėpunon me kriminelin, duke ia reklamuar vrasjet makabre tė tij nė gazetė.
Pak fjalė pėr "Vrasjet dhe Makiazhet, njėsia speciale e krimeve"
Merita Bajraktari McCormak
"VRASJET DHE MAKIJAZHET", i autores Teuta Shabani Towler ėshtė nje roman i ri, te cilin kam pak jave qe e kam lexuar.
Autorja trajton nje ngjarje teper interesante dhe te veēante,ne rrethana teper te veēanta.Nje ngjarje qe ne Amerike eshte e njohur dhe plage shoqerore , Zj.Shabani Towler e ka vendosur ne Kosove. Kjo e ben
me intriguese ngjrjen , pasi ne fakt ne Kosove s'ka raste te vrasjeve seriale, por kane ndodhur disa vrasje ndaj femrave. Pra ndersa eshte fjala per nje vrases serial qe vret femra kosovare,per aresye te
nje semundje patologjike dhe humbet gjurmet, ne Kosove nuk ėshtė e panjohur dhimbja e humbjes.Kjo shton dhe interesin mbase epr t epare se si veprohet ne raste te tilla kur vritet nje femer,pavaresisht nga
motivi.Kjo si fillim.
Metej, lexuesit i jepet kjo tablo e plote dhe veprimet policore, si te asaj nderkombetare ashtu dhe asaj lokale, dhe realiteti i ri i panjohur, i ketij fenomeni,vrasjeve seriale pra, e shton akoma me shume
kersherine e lexuesit , qe nderkohe eshte familjar me historite e vrasjeve te femrave ne Kosove, shkaku i vertete i vrasjeve ne rastin konret eshte tjeter, aspak perkates me situaten e atjeshme.
Menyra se si e trajton nje semundje patologjike, psikologjine dhe efektet e psikologjise se traumatizuar ne jeten e personazhit kryesor dhe ne jeten e atyre qe jane rreth tij ,apo edhe me gjere, pra jeten e
nje vrasesi serial te ngjeth..menyra se si e analizon dhe e zgjidh eshte po ashtu sa tragjike aq edhe reale dhe teper ndjesore dhe do shtoja artistikisht e realizuar.
Fantazia e Teutes shkon shume larg , ajo ravijezon momente ,krijon situata dhe sjell detaje befasuese ne shtjellimin e ngjarjeve. Teuta me mjeshteri perjashton faktin e motivit te vrasjes ne paraqitjen e
personazheve policore per te ndertuar nje strukture te gjere dhe te nderthurrur letrare. Ajo le lexuesin ne ankthin e asaj qe ēfare do kete ne faqen tjeter te romanit, duke pritur se kur do e gjeje oficeri
i Policise Nderkombetare faktin nderkohe qe eshte para syve,para se nje femer tjeter te dhunohet e vritet.....
.. Me nje pene per tu admiruar , Teuta na sjell nga afer realitetin Kosovar te viteve te fundit. Tragjedia, nenvleftesimi,korrupsioni, injoranca profesionale,xhelozia ne shoqeri ,apo me keq akoma ne
familje, dhimbja nga tragjedia, forca e deshira per te mbijetuar,mundimet,vuajtjet per tu integruar,-fenomene qe shoqerojne ēdo shoqeri ne tranzicion apo pas nje lufte, por nga ana tjeter ne roman nuk
mungojne trajtimi i virtyteve te mira shqiptare si bashkepunimi e mirekuptimi komunitar, perparimi femeror, kembengulja dhe zgjuaresia e njerezve kosovare,mikpritja ndaj te huajve,respekti dhe mbi te gjitha
dashuria njerezore,virtyt i larte i kombit tone. Teuta trajton me detaje jo vetem funksionimin e Policise Nderkombetare dhe lokale,por edhe perceptimin e Policise Nderkombetare ne Kosove nga popullsia
lokale.
Mendoj se integrimi nderkarakterial ne liber eshte i plote,dhe duket qarte se autorja ka pervoje te pasur si jetesore dhe po ashtu ne shkrime. Megjithese ky eshte romani i saj i pare, i pari dhe ne kete
fushe te krimit te vrasjeve seriale, ne imagjinaten e saj krijuese rrjedh ne menyre fluide dhe nuk nderpritet askund ,jeta, veprimi dhe ngjarja. Faktet rreshtohen ne menyre selektive dhe duken teper reale,
keshtu lexuesi jo vetem qe ndjek me interes ngjarjen,por edhe integrohet ne imagjinate duke shpresuar strategjine e mundshme te zgjidhjes jo vetem te konfliktit kryesor por edhe te "mini" konflikteve te
tjera ne liber,qe jane te lidhura direkt ose indirekt me ngjarjen kryesore ,pjelle e fantazise, pra vrasjet seriale te femrave ne Kosove. Megjithese ngjarjet jane konfuze, menyra se si autorja ka ndertuar
zhvillimin e tyre, per Policine natyrisht eshte i komplikuar,por per lexuesin eshte nje reflektim i balancuar i ngjarjeve,dhe ndjej se lexuesi pasi familjarizohet me karakteret, mendon se i ka te qarta
pozicionet dhe levizjet e karaktereve, per shkak, pra, te nje loje shahu te komplikuar, qe autorja ja ka veshur me shume kompetence karaktereve, por shpesh detaje te vogla apo situata te papritura bejen qe
ngjarja te behet me e nderlikuar.Libri eshte shkruar me nje fjalor te pasur gjuhesor dhe dialektik dhe karakterizohet nga nje vlere artistike e arrire si dhe jo vetem nga nje note e forte e realitetit te
sotem, por edhe nga nje note femerore elegante ne pershkrime si edhe nga dhe nje analize psikoartistike unike.
Duke uruar autoren per Librin dhe rrugen e saj si shkrimtare, deshiroj tju bej te ditur se Libri i saj gjendet per shitje ne Librarite e Kosoves, ne website-n e saj personal www.teutashabanitowler.com dhe
nė vitrinen e librit www.libri24.com
(252) 202-0981
E drejta e kopjimit ©2005 Teuta Shabani Towler
Tė gjitha tė drejtat e rezervuara