Teuta Shabani Towler
Botime

Kapitulli i parė
Ishte ftohtė dhe rrugėt ishin tė mbuluara me dėborė. Pėrveē aksidenteve nė trafik kishte edhe diēka tjetėr qė e bėnte qytetin e Pejės tė ushtonte nga sirenat e policisė nė orėt e hershme tė mėngjesit tė pesė janar 2002. Hetuesi, Agim Tahiri, nga Shtabi Rajonal i Pejės ishte ftuar qė tė vinte nė vend tė ngjarjes bashkė me shefin e tij amerikan policin e UNMIK-ut Daniel Newsmith. Pasi Agimi mori tė gjitha informatat e duhura u nis nė drejtim tė vendit tė ngjarjes. Vendi i ngjarjes ishte rrethuar me shirit policor dhe nga vendi ku e parkoi veturėn nuk mund tė shihte asgjė pėr shkak tė numrit tė madh tė policėve dhe qytetarėve. Posa u afrua e njohu prokurorja zonjėn Laura Kastrati, si dhe shefin e ekipit tė mjekėsisė ligjore Kastriot Spahiun.
- Mirė se vjen nė vendin e ngjarjes mė mizore qė kam parė qė nga pėrfundimi i luftės. -i tha Agron Kryeziu, i cili ishte shef i njėsisė sė patrullės.
- Mirė se ju gjej!- i tha Agimi. Agroni donte tė thoshte diēka por e ndėrroi mendjen pasi qė u afrua prokurorja, Laura Kastrati.
- Zonja Kastrati, si jeni?- ju nuk paskeni fat qė keni qenė nė thirrje pėr kėtė rast. - i tha Agroni.
- Nuk e di fat apo jo, por ėshtė diēka qė nuk kisha dashur tė mė ikte pa e parė dhe pa punuar nė rast si ky. - ia ktheu prokurorja.
- Ēfarė kemi deri tani? - pyeti hetuesi Agim.
- Si duket kemi vrasje dhe dhunim. Dua qė tė mblidhen tė gjitha faktet dhe tė dėrgohen nė laborator, si dhe autopsia e kufomės dua tė bėhet sa mė parė.- tha prokurorja.
- A e keni ftuar mjekun kujdestar? - pyeti Agimi.
- Po, dr. Xhafer Salihu, ka ardhė, e ka vėrtetuar se viktima ėshtė e vdekur dhe ka shkuar nė zyrė pėr tė bėrė raportin dhe pėr tė bėrė pėrgatitjet pėr autopsi.
- Viktima ėshtė tridhjetė e katėr vjeēare, quhet Blerta Krasniqi, ėshtė kryetare e Shoqatės "Pėrparimi i Gruas". Kam bėrė fotot nga vendi i ngjarjes, viktima ka qenė e shtrirė nė rrugė. Duket se ėshtė goditur me armė zjarri dhe vetėm me njė plumb nė gjoks. Sipas rrobave, mavijosjes, mėnyrės sė dukjes sė saj, kam frikė se ėshtė dhunuar. Besoj se akti i dhunės ėshtė kryer diku tjetėr, mandej viktima ėshtė sjellė kėtu. Policėt nga patrulla
dhe hetuesia janė duke bashkėpunuar dhe janė duke i pyetur fqinjėt se a kanė parė apo dėgjuar krisma armėsh.
- Duhet ta informojmė familjen e saj. Gjithashtu pasi qė viktima ėshtė gjetur afėr zyrės ku punon, duhet tė intervistojmė koleget e saj nga shoqata. Ndoshta ato dinė nėse viktima ka pas kėrcėnime nga tė dyshuarit e dhunės familjare dhe rasteve qė ajo ka pasur. - tha hetuesi Agimi.
- Pėr herė tė fundit viktima ėshtė parė nė zyrė tė shoqatės, por pasi qė vetura e saj ėshtė gjetur e parkuar para shoqatės, atėherė viktima ėshtė dalė nga zyra ose dikush e ka marrė me dhunė. Duhet tė presim derisa tė vijnė aktivistet pėr ta hapur zyrėn e mandej do tė bisedojmė me to, do tė shohim se ē'kanė pėr tė na thėnė. Derisa Agimi bisedonte me prokuroren dhe shefin e mjekėsisė ligjore njė polic i ri nga patrulla iu afrua dhe tha:-Hetuesi Agim, njė nga fqinjėt thotė se ka dėgjuar krismėn e armės, por ka menduar se ka qenė fishekzjarrė. Ajo thotė se krisma ėshtė dėgjuar mbrėmė diku rreth orės 18:00. Ajo thotė se krisma ka ardhė nga drejtimi i vendit tė ngjarjes, por krisma ka qenė e zėntė, si e pėrshkruan ajo. Sipas mendimit tim mund tė jetė nė ambient tė mbyllur. - fliste polici nga patrulla, tė cilit iu kishte skuqur hunda nga tė ftohtit dhe sytė pa gjumė nga ndėrrimi i natės. Polici ishte i ri dhe dukej se ishte i motivuar tė punonte edhe mė tutje nė rast. Por e kishte njė ndėrkombėtar, i cili vetėm qė i shkonte pas dhe nuk dinte se ēfarė ishte duke u bėrė, nganjėherė polici i fliste anglisht me njė anglishte tė varfėr, por si duket policin e ri nuk e brengoste qė polici i UNMIK-ut i shkonte pas, ai vazhdonte tė kryente punėn e tij. Hetuesi Agim fliste mirė gjuhėn angleze dhe ia pėrktheu shefit tė tij Daniel, se ēfarė kishte ndodhur. Ai i tha Agimit qė kur tė intervistojnė fqinjėt pyeti nėse kanė parė ndonjė veturė qė ka qenė e parkuar nė kėtė rrethinė. Agimi menjėherė e kuptoi se ēfarė mendonte shefi i tij. Atėherė filloi tė pyeste pėrreth bashkė me shefin e tij. Kurse i urdhėroi disa policė nga patrulla qė tė intervistonin fqinjėt nė anėn tjetėr tė banesave. Njėsiti i mjekėsisė ligjore filloi punėn nė vendin e ngjarjes. Ishte njė polic ndėrkombėtar, i cili quhej Eric Forster dhe njė shqiptar Kastriot Spahiu. Ata dy dukeshin se e njihnin mirė punėn. Sė pari ecnin ngadalė nėpėr vend tė ngjarjes dhe fotografonin ēdo gjė qė iu dukej e pazakonshme. Mandej e fotografuan viktimėn dhe e rrotulluan nė shpinė dhe fotografuan nė tė gjitha anėt. Dukej se e gjora kishte vuajtur mjaft gjatė torturave qė i ishin bėrė.
- Ēka mendon, pse ka ndodhur? - pyeti Agimi, Kastriotin.
- Ėshtė goditur me armė zjarri, 9 mm, nė largėsi pėrafėrsisht 1-3 metra. Ka mavijosje dhe si duket ėshtė dhunuar. Por nuk po kuptoj pse ėshtė e veshur kėshtu? Nėse kryerėsi i veprės e ka dhunuar, atėherė pse ia ka veshur vetėm rrobat e brendshme? Mandej ku janė rrobat e saj? Kastrioti kishte shumė pyetje dhe e dinte se kishte shumė punė pėr tė bėrė, pėr tė gjetur tė gjitha pėrgjigjet. Kastrioti dhe shefi i tij Eric pluhurosnin vendin e ngjarjes dhe mbledhin shenjat e gishtėrinjėve dhe gjurmė tė tjera. Si duket dikush nga familja e saj kishte dėgjuar, sepse njė burrė dhe njė grua vinin duke qarė drejt trupit tė pa jetė tė shtrirė nė rrugė. Kastrioti e dinte se ata do tė hynin nė vend tė ngjarjes dhe mund tė shkatėrronin gjurmėt e krimit.
- Besoj se ju po e njihni zonjėn Krasniqi? - tha polici Agim dhe i ndaloi tė hynin brenda shiritit tė policisė.
- Po kjo ėshtė ēika jem bre kuku pėr mu'! ēka u bė me ta?- pyeste plaka deri sa shikonte trupin e vajzės sė saj tė shtrirė nė rrugė. - Mė vjen shumė keq loke, por dikush e ka qėlluar me armė dhe Blerta ka vdekur, - i tha Agimi me vėshtirėsi.
- Ku jeni kanė ju kur kjo ka ndodhė, pse nuk e keni mbrojt ju, kush e ka bė kėtahen, a e keni nxėnė hala? - bėrtiste gruaja e moshuar derisa lotėt i rrėshqitnin nėpėr faqe.
- Mė vjen shumė keq qė kjo ka ndodhė, ju lutem pranoni ngushėllimet e mia tė thella. Askush nuk e din se ku dhe ēka ka ndodhur, normal qė policia patrullon dhe punon njėzet e katėr orė dhe ėshtė nė shėrbim tė popullit, por ai qė e ka bėrė kėtė krim ia ka ruajtur sytė policisė. Por ju nuk bėn tė hyni brenda kėtij shiriti, sepse ne jemi duke i mbledhur faktet dhe shpresoj se do ta zėmė atė qė ka bėrė kėtė akt kriminel tė paparė nė Kosovė.
- Ēka do tė bėni me tė? - pyeti burri, i cili qante dhe i kishte ngulur sytė nė viktimėn.
- Do ta dėrgojmė nė murg dhe do tė bėjmė autopsinė, po ju kush jeni? - pyeti polici Agim.
- Unė jam... kam qenė... o Zot, burri i saj. - tani zotėria filloi tė qante me zė.
- Mė vjen shumė keq pėr humbjen, ngushėllime! A e dini se kush do ta bėnte kėtė? A ka pasur Blerta armiq, a dini a ka pas ndonjė kėrcėnim? - pyeste pa ndėrprerė polici Agim.
- Nuk e di se kush do ta bėnte kėtė, tė gjithė e kanė dashur dhe respektuar Blertėn. Zakonisht nė shoqatė ka pas probleme me tė dyshuarit e dhunės familjare. Ndoshta dikush e ka urrejt pėr atė shkak, por nuk e di, nuk mė ka thėnė nėse dikush e ka kėrcėnuar seriozisht. Ti e din se si janė njerėzit kėtu kur gruaja ka pėrkrahje prej dikujt. Nuk e di, nuk po mundem ta paramendoj se dikush ka pas zemėr ta bėj kėtė.
- Mė vjen shumė keq pėr humbjen, ngushėllimet e mia tė thella! A e din se kush ka mundur ta bėjė kėtė? - Agimi iu drejtua nėnės sė Blertės.
- Jo nuk e di, se me e ditė kush i kisha fshi kryet dej tash! - tha nėna e Blertės.
- E kuptoj zemėrimin e juaj, por kėtė punė duhet t'ia leni policisė.
- Cilės polici bre, juve a...? - Nuk besoj se keni me gjet kurrė vrasėsin? - Unė kam me e gjet vetė edhe kam me e vra atė qė ma ka vra ēikėn! - fliste plaka me lot nė sy dhe dridhej. Agimi e afroi afėr veti dhe filloi t'i fliste me tė mirė dhe mundohej ta qetėsonte.
- E di qė kjo ėshtė situatė shumė e vėshtirė pėr juve, por duhet tė keni besim nė policinė e Kosovės, si dhe kemi ekspert ndėrkombėtar dhe besoj se do ta gjejmė shumė shpejt kriminelin dhe do ta fusim prapa grilave.
- Nuk asht boll me shti nė burg, duhet me e vra krejt, qysh ma ka vra ai ēikėn! Unė veē kėtė ēikė e kam, nuk kam fėmijė tjerė dhe tani jam krejt vetėm... - fliste plaka deri sa lotėt nuk iu ndalnin.
- Pse po thua je vetėm? Ti nuk je vetėm, na ke neve, ne jemi si djemtė e tu, e ke dhėndrin. A ke nipa apo mbesa?
- Po e kam nji nip edhe nji mesė, mos me kanė ata kisha dashtė me dekė nė kėtė moment e me u varros pėr njė ditė me Blertėn.
- Jo, jo, mos fol ashtu, ti duhesh me qenė e fortė dhe krenare pėr krejt ēka ka bėrė Blerta pėr Kosovėn dhe pėr femrat kosovare.
- Po kush po ia din ēka ka ba, kėrkujt nuk po ja ndien pėr kėrkon sot. Edhe i kam thanė, mos u muno me ju nimu grave, se ato me kanė tė meēme i nimojn' veti. Por ajo gjithė ka besu se ka zgjidhje pa marr parasysh sa i komplikum u kanė problemi.
- Ajo ka bėrė shumė mirė, edhe jo vetėm ju por krejt Kosova duhet tė jetė krenare me tė. Kosovės i nevojiten femra si Blerta.
- Eh, po, po, s'ka ma Blertė, ēka dojn me ba tash ato gra qė janė mvarė pej saj?
- Janė koleget e Blertės qė do tė vazhdojnė punėn e saj.
- Po ēfarė kolegesh, atyne nuk jav ndien me nga mas punėve tė grave tjera si Blerta, ato shkojnė aty veē sa pėr rrogė. Si i kryjke projektet dhe nuk kish pare me i pagu ikshin, edhe jo qė gjajshin punė tjetėr, po ma mirė me ndejt se sa me punu badihava. Qe ēfarė janė koleget e saj tė shoqatės. Veē dy janė qė punojnė si Blerta jeme, tjerat veē pėr pare.
- Si i kanė emrat ato koleget e mira tė Blertės, na duhet tė bisedojmė me to nėse dinė ndonjė gjė.
- Njana e ka emnin Dritė e tjetra Anitė. Blerta u kanė shoqe e mirė me to pej kur janė kanė fėmijė. Nėse Blerta ka pas naj problem, ato janė tė parat qė munen me e ditė. Blerta ma para ka folė me shoqe se sa me mu ose me burrė tė vet. U kanė shumė e shlirė me to. Kaniherė hike nė dhomė dhe folke nė telefon me to me ka dy sahat. Kurrė nuk e di ēka folshin.
- Ku i kanė shtėpitė Drita dhe Anita? Prej nga janė ato?
- Te dyja janė pej Peje, Drita jeton ngatė shkollės fillore "Hasan Prishtina" e Anita tybe nuk e di, e kam ditė por jam hup djali jem.
- Nuk ka problem, kur tė bisedoj me Dritėn e pyes pėr adresė tė Anitės. Ku po donė me shku, se tani po e dėrgojnė trupin nė murg dhe nuk ke pėr ēka tė rrish kėtu, sepse ėshtė shumė ftohtė. A do tė dėrgoj nė shtėpi tėnde apo tė Blertės? Kishte me qenė mirė qė tė shkosh dhe tė kujdesesh pėr nipin dhe mbesėn tėnde.
- Po, po shkoj te fėmija, nuk ki nevojė me mė qu ti, shkoj vet, ti shko gjaje kush ma ka vra ēiken. Ma mirė gjaje ti se me ba me e gjet unė bahet puna keq.
- Tash ke fol mirė, unė do tė dėrgoj ty dhe Aliun nė shtėpi se ju duhet me i lajmėruar tė afėrmit dhe me u pėrgatitė pėr varrim, e mandej unė do tė punoj rreth rastit.
- Po valla duhet me i thirr akrabanė e me e organizu varrimin.
- Ku do ta varrosni, sepse kam dėshirė qė tė vij nė varrim? - pyeti Agimi derisa hynė nė veturė tė ShPK-sė.
- Sigurisht kėtu nė varreza tė Pejės ngatė babės sė vet. Por ban vaki qė shoqata e saj dojn me ba ceremoni memoriali pėr tė. Mė duhet tė flas me Dritėn me e kėqyr ēka po dojnė me ba ato, tani me i pėrgatit tjerat sene. Duhet me e ba gati vendin pėr tė pame se e di qė kanė me ardhė shumė njerėz. Blerta ka pas shumė shoqni dhe besoj se tė gjithė dojnė me ardhė nė varrim edhe nė tė pame tė saj.
- Mirė e ke valla. - tha Aliu, i cili ende dukej i hutuar. - Unė ende nuk po di as ēka tė mendoj mė pėrpara. Nuk po mundem tė besoj se Blertė nuk ka mė! Na la tė gjithėve! - derisa fliste lotėt i rrėshqitnin nėpėr faqe.
- Kur do ta lironi kufomėn? - pyeti Aliu.
- Besoj se nesėr rreth mesditės, por unė do tė bisedoj me patologun qė ta bėnė autopsinė sa mė parė qė tė jetė e mundur. - ia ktheu Agimi.
- A ish kanė ma mirė mos me ia ba atė farė qysh po i thoni? - pyeti plaka.
- Jo loke ėshtė ma mirė me ia bė autopsinė, ėshtė si operacion qė mund ta dimė se ēka i ka shkaktuar vdekjen Blertės.
- Paj, po dihet bre qė kjo u plagos nė zemėr edhe mandej zemra ju ka nalė... - fliste plaka e trullosur.
- Pėrveē kėsaj do tė na mundėson tė gjejmė fakte tė vrasėsit nė tė. E di qė autopsia nuk ėshtė e mirėseardhur tek ne, por duhet ta kuptojmė se ėshtė metoda mė e mirė pėr ta zbuluar shkaktarin e vdekjes, e mandej mund ta dimė ndoshta edhe si ka ndodhur. - u tha Agimi duke i shikuar herė plakėn e herė Aliun. Agimi e dėrgoi nėnėn dhe bashkėshortin e Blertės nė shtėpi dhe mezi i mbajti lotėt kur i pa fėmijėt duke qarė dhe pyetur se ēka ka ndodhur me nėnėn e tyre.
(252) 202-0981
E drejta e kopjimit ©2005 Teuta Shabani Towler
Tė gjitha tė drejtat e rezervuara